Manchester United nuk duron më, shkarkohet Erik ten Hag

by admin
Spread the love

Manchester United ka shkarkuar Erik ten Hag me efekt të menjëhershëm. Holandezi u informua të hënën në mëngjes dhe largohet nga Old Trafford pas dy vite e gjysmë në krye të “djajve të kuq” me ndeshjen e tij të fundit ditën e djeshme, një humbje ndaj West Ham United në kampionat.

Ky rezultat e la klubin në vendin e 14-të në renditje, shtatë pikë larg vendeve të kualifikimit në Champions League, pas vetëm tre fitoreve në kampionat nga nëntë ndeshje dhe vetëm katër në 14 në të gjitha kompeticionet.

>

Klubi tani po punon për hapat e ardhshëm me ish-sulmuesin Ruud van Nistelrooy, që pritet të jetë trajner i përkohshëm (me pjesën tjetër të stafit drejtues që mbetet në detyrë për momentin).

You may also like