Malisheva fiton ndaj Gjilanit dhe vazhdon për kreun e renditjes

by admin
Spread the love

Malisheva ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që fituan penallti në minutën e 20-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Vesel Limaj që shënoi për 1-0.

Por pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Edi Basa që shënoi nga një goditje dënimi për 1-1.

Malisheva që po zhvillon ndeshje të mira këtë sezon mori sërish epërsinë në minutën e 52-të, me golin e shënuar nga Laurent Xhylani për 2-1.

Deri në fund të dy skuadrat kishin raste të mira, por rezultati nuk ndyshoi.

Malisheva pas kësaj fitoreje ka 13 pikë aq sa ka edhe Suhareka dhe mban vendin e dytë në renditje, ndërsa Gjilani me 5 pikë mban vendin e tetë.

You may also like