Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21.
Reshjet e shumta e kanë bërë që fusha e blertë të mbulohet nga uji dhe kur kishte kaluar gjysmë ore lojë, zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.
Kombëtarja Shpresa zbret sot në fushë përballë Malit të Zi në transfertë, në orën 15:00, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Sllovaki 2025”.
Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi do të kërkojnë që të harrojnë turpërimin që morën përballë Rumanisë disa ditë më parë , kur u mundën 5-0 dhe të ngjiten sërish në vendin e dytë.
Nga ana tjetër, Mali i Zi ka arritur vetëm një fitore përballë Armenisë në këtë fushatë kualifikuesesh.