MAL I ZI – Numri i banorëve kalon shifrën 623 mijë, shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë

by admin
Spread the love

PODGORICE, 15 tetor /ATSH-AA/ – Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi të zhvilluar në dhjetor të vitit 2023, popullsia e vendit arrin në 623.633 banorë ndërsa shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë..

Instituti Statistikor i Malit të Zi (MONSTAT) shpalosi rezultatet e regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vend në periudhën 3-28 dhjetor 2023, ku numri i banorëve është regjistruar të jetë 623.633.

Sipas të dhënave të publikuar nga MONSTAT, 71,1 për qind e popullsisë janë ortodoksë, 19,99 për qind mulsimanë, 3,27 për qind katolikë.

>

41,12 për qind e atyre që jetojnë në Mal të Zi janë malazezë, 32,93 për qind serbë, 9,45 për qind boshnjakë, 4,97 për qind shqiptarë dhe 2,06 për qind rusë.

Gjithashtu, 49,2 për qind e popullsisë janë meshkuj ndërsa 50,8 për qind femra.

Përderisa mosha mesatare në vend është 39-vjeç, është regjistruar se 34,52 për qind e popullsisë flasin gjuhën malazeze dhe 43,18 për qind flasin serbisht.

Censi i fundit në vend ishte bërë në vitin 2011 ndërsa para atij në 2003.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like