Luis de la Fuente: Kam të njëjtat kushte si me ekipin U-21”

by admin
Spread the love

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës ka dhënë një intervistë për “El Larguero”, ku ka folur edhe për rinovimin e kontratës së tij. Ai ka përdorur tone të ashpra karshi drejtuesve të Federatës Spanjolle të Futbollit, që sipas tij e kanë lënë në harresë.

“Nuk është normale që një trajner kampion Europe të jetë pa kontratë. Nuk e di nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë me Luis Enrique. Kam pasur disa oferta gjatë kësaj vere, por i refuzova pasi prisja Federatën”, tha De La Fuente, fitues i Euro 2024.

“Ajo që nuk është normale është se trajneri aktual kampion i Europës është pa kontratë, nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në histori”, u shpreh trajneri De La Fuente.

“Unë kam ende të njëjtat kushte kontraktuale si kur më promovuan nga U-21. Do të kishte qenë e drejtë nëse do të kisha firmosur tani marrëveshjen e re”, tha trajneri i Spanjës, që ngre zërin.

You may also like