
Artistja shqiptare, Lori Kaçka ka paralajmëruar albumin e saj më të ri.
Për fansat e saj Lori ka treguar se albumi titullohet ”Krejt dashni” dhe pritet të publikohet më 8 shkurt.
“Krejt dashni” do të përbëhet nga 6 këngë të cilat artistja i ka titulluar “A nuk o dam”, “Ti ma ke lanë”, “Me aeroplan”, “A kisha ditë” dhe “Kush me na nalë” solo, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa, e vetmja këngë në bashkëpunim e këtij albumi është titulluar “Di di dikush” me Ylli Demaj.
“Jam shume e lumtur per kete superrrrr realizim…Mezi po pres ta ndaj me ju”, ka shkruar Lori në “Instagram”./21Media