Lorenzo: Rivaliteti mes meje dhe Rosit si mes Barçës dhe Realit

by admin
Spread the love

Jorge Lorenzo, një ish-kampion bote në MotoGP, foli edhe për kampionatin botëror të fituar në 2015 kundër Valentino Rossi, mes një mijë polemikash.

“Doktori” u detyrua të startojë i fundit në sfidën finale në Valencia për shkak të një kontakti me Markezin që kishte  ndodhur një javë më parë.

“Në Valencia kur Marquez dhe unë arritëm, 80% e tifozëve na shanë sepse ata bënin tifo për Rossin”, tha Lorenzo.

“Tifozët ishin shumë të ndarë, do të thoja se ekzistonte urrejtja e futbollit që ekziston mes Barcelonës dhe Realit. Kur hyje në pistë, mund ta ndjeje, sigurisht që nuk ishte si tani ku nuk ndjen rivalitet të madh mes pilotëve”.

“Edhe disa orë pas përfundimit të garës, ndërsa unë isha në cirkuit duke festuar me familjen time, ishin ende 50 tifozë jashtë portave që ofendonin nënën time, duke pretenduar se kisha vjedhur titullin.

Është titulli për të cilin jam më shumë krenar. Unë nuk isha duke udhëhequr kampionatin në asnjë garë deri në atë të fundit. Vuajta dhe luftova deri në fund sepse pata shumë fat të keq atë vit. Por nuk e hodha peshqirin”, ka theksuar ai..

You may also like