LONDËR – Zelensky viziton BM për të kërkuar mbështetje më të madhe ushtarake

by admin
Spread the love

LONDËR, 10 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me kryeministrin britanik Keir Starmer – ndërsa planifikon të bëjë një vizitë në vendet evropiane – për të kërkuar mbështetje më të madhe ushtarake për rezistencën e Ukrainës kundër Rusisë.

Zelensky dhe Starmer u përqafuan jashtë rezidencës së liderit britanik në Downing Street sot në mëngjes përpara bisedimeve – ku i pranishëm do të jetë edhe sekretari i ri i përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Zelensky ka prezantuar “planin e tij të fitores” për liderët perëndimorë ndërsa po lobon për ndihmë më të madhe ushtarake, si leja për të përdorur pajisjet si, raketat “Storm Shadow” të furnizuara nga Britania e Madhe për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Duke përshëndetur Zelensky, kryeminstri Starmer tha se ishte shumë e rëndësishme të tregohej përkushtimi i vazhdueshëm i BM -së për të mbështetur Ukrainën – dhe se takimi ishte një mundësi për të diskutuar planin ukrainas më në detaje.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey, shefi i Shtabit të Mbrojtjes, admirali Tony Radakin dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tim Barrow ishin ndër figurat e larta të përfshira në takimin me ukrainasit.

Më herët, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik njoftoi se takimi me Zelensky do të përfshinte diskutime të gjera strategjike dhe mbështetjen e aleatëve për Ukrainën gjatë një “periudhe vendimtare”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like