LONDËR – BM: Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Lindjen e Mesme, në interesin e askujt

by admin
Spread the love

LONDËR, 26 tetor /ATSH-DPA/- Qeveria e britanike tha se po monitoron nga afër situatën në Lindjen e Mesme – pasi Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore që shënjstruan objektet ushtarake në Iran.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, tha sot në mëngjes një zëdhënës i qeverisë britanike.

Zëdhënësi shtoi se qeveria mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje për sa kohë që i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar.

>

“Përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt”, thuhet në deklaratë.

Izraeli konfirmoi se ka përfunduar valën e tij të sulmeve ajrore, duke thënë se avioni i tij kishte goditur objektet e prodhimit të raketave – me të cilat Irani kishte sulmuar shtetin e Izraelit vitin e kaluar.

Irani tha se sulmet ajrore synonin bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran.

Sipas Teheranit, sulmet ajrore kishin shkaktuar “dëm të kufizuar”. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like