Lojtari i ri i kombëtares dëmtohet në Kroaci

by admin
Spread the love

Në fillim të këtij tetori arriti një kulm. Adrion Pajaziti u ftua për herë të parë në kombëtaren shqiptare, dhe talenti që kishte shkëlqyer me Shpresat I pa dyert të hapura për të ardhmen.

Gjithsesi, ylli që I përket klubit Fulham në Angli, dhe që është I huazuar tek Gorica në Kroaci, do të duhet të ndalet për pak kohë.

Lajmet nga klubi I elitës së futbollit kroat janë që Pajaziti ka pësuar dëmtim të rëndësishëm në muskujt e pasmë të kofshës, dhe kjo do ta detyrojë që të mos luajë ndoshta deri në fund të vitit.

Një pushim 2-mujor, mesa duket.

Lëndimi ndodhi që në minutën e 6-të të ndeshjes së Ligës së Parë të Kroacisë mes Goricës dhe Istrës fituar 1-0 nga ekipi I tij.

>

Një mëkat, sepse 21-vjeçari kishte nisur të aktivizohej rregullisht në mesfushë dhe të luante mirë, ndonëse nuk ka gol apo asist personal.

Pajaziti vlerësohet si “Demollari I ri” për shkak të stilit të lojës që e afron me legjendën e Dinamos dhe të kombëtares, ndërsa tek ekipi I dytë I Fulhamit ishte ndër më të dalluarit.

Anglezët e dërguan në huazim në Kroaci në këmbim të 200 000 eurove, në mënyrë që talenti I ri të fitonte përvojë dhe pritet që ndoshta sezonin e ardhshëm ai të luajë në Premier Ligë.

You may also like