Lojtari i Manchester Utd me telashe në zemër

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Noussair Mazraoui, i është nënshtruar kontrollimeve të thella mjekësore në zemër, pasi ka pasur ankesa. 

Marokeni 26-vjeçar u transferua te “djajtë e kuq” nga Bayern Munichu për 15 milionë euro në gusht të këtij viti. 

Ai luajti vetëm në pjesën e parë në barazimin pa gola të Manchester Unitedit në udhëtim tek Aston Villa të dielën, pasi nuk ndjehej mirë. 

Nuk iu bashkua as Marokut në këtë javë. 

Megjithatë, mediumi “Daily Mail” ka shkruar se Mazraoui do të kthehet së shpejti në fushën e lojës pas disa javësh. 

26-vjeçari telashe me zemër kishte edhe në fillim të vitit të kaluar kur mungoi për tre muaj. 

Koronavirusi i kishte shkaktuar probleme të mëdha.

You may also like