Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, është pritur nga banorët e Obrançës.
Hyseni, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 16, ka thënë se llapjanët kanë vendosur që të jenë të parët që e bëjnë ndryshimin.
“Përkrahja e madhe dhe përcaktimi i qartë i banorëve të Obrançës nuk është vetëm motivim, por është mesazhi më i fuqishëm se Llapi dhe llapjanët kanë vendosur tashmë që të jenë të parët që e bëjnë ndryshimin. Në këtë mision jemi bashkë, madje më të bashkuar se kurrë që vendit t’i japim qeverinë që e meriton, së cilës do t’i prijë kryeministri Dr. Lumir Abdixhiku. Kjo vendosmëri e kjo mbështetje e fuqizon edhe më shumë rrugëtimin tonë. Lidhja jonë është e fortë, është më e fortë se kurrë, sepse të tillë po e bëni ju çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Hyseni.