LIVE REAL-BARCELONA/ Spektakël i garantuar, “El Clasico” kthehet me gjithë shkëlqimin

by admin
Spread the love

Reali i Madridit dhe Barcelona takohen sonte në mbrëmje (21:00) në një përballje që premton emocione të forta, por që është e kushtuar dhe nga mungesa e disa lojtarëve të rëndësishëm nga të dyja skuadrat.

Real-Madrid-vs-Barcelona-copy

Realit të Madridit i janë shtuar dhe dy dëmtime të tjera të rëndësishme. Kurtua dhe Rodrigo i janë shtuar një liste në të cilën janë dhe Karvahal e Alaba, ndërsa Brahim Diaz është kthyer dhe është grumbulluar për sfidën e sotme.

Ndërsa te Barcelona, Ter Shtegen, Arauho, Ferran Torres, Kristensen dhe Mark Bernal nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Hansi Flik. Erik Garsia nuk mori pjesë në seancën e fundit dhe e humbi gjithashtu këtë sfidë!

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë nga momente të mira, madrilenët pas fitores me përmbysje ndaj Dortmundit dhe blaugranat pas triumfit kundër Bajern Mynihut.

Të besuarit e Hansi Flik udhëheqin kampionatin me 27 pikë, 3 më shumë se rivalët e përjetshëm. Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për supersfidën e Spanjës.

LIVE: REAL MADRID – BARCELONA 0-0

>

1′ Starton sfida!

KOMENTI LIVE: 

FORMACIONET ZYRTARE

ytruu

PANORAMASPORT.AL

You may also like