Live: Barcelona – Bayerni, lojë po, gola po!

by admin
Spread the love

Interi e Manchester City favoritë

 
 

(E plotësuar) – 33′ Liverpooli po tregon lojë të mirë.

28′ Nunez shënon për Liverpoolin.

27′ Ndeshje të mira.

Ndeshjet

Atletico – Lille 1:0
Barcelona – Bayerni 1:1
Benfica – Feyeonoordi 0:2
Manchester City – Sparta 1:0
Leipzig – Liverpool 0:1
Salzburg – Dinamo Zagreb 0:0
Young Boys – Interi 0:0
Atalanta – Celtic 0:0 (0:0)
Brest – Bayer 1:1 (1:1)

22′ Lojë e madhe në Barcelonë.

18′ Harry Kane ka shënuar nga afërsia pas asistimit të Gnabryt.

15’ Ndeshje e luftuar mes Barcelonës dhe Bayern Munihut.

10′ Harry Kane ka barazuar rezultatin me Barcelonën por anulohet goli i tij për pozitë jashtë loje..8′ Alvarez realizon për Atleticon.

6′ Ndeshje të mira.

3′ Foden shënon për Manchester Cityn.

2′ Barcelona në epërsi. Autor i golit Raphinha .

Gjithçka gati.

Celtic befason Atalantën në Bergamo

 
 

>

Skuada skoceze, Celtic nga Gllasgou, ka importuar një pikë të madhe nga Bergamo në duel me Atalantën. Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ashtu si nisi edhe përfundoi pa gola (0:0). 

Berat Gjimshiti është paraqitur nga minuta e parë për Atalantën. 

Futbollisti shqiptar përkundër angazhimit nuk i ndalen pikët e plota.

Pas xhiros së tretë në Champions League. Atalanta zë vendin e 12-të me 5 pikë e ka një më shumë se Celtic në të 18-tin.

Granit Xhaka nga minuta e 63-të, Bayer nuk fiton në Brest

 
 

Bayer Leverkuseni ka luajtur baras (1:1) me Brest-in vendas, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kësaj radhe nuk ka startuar nga minuta e parë për Leverkusenin.

Xhaka u paraqit nga minuta e 63-të në barazimin e kampionit gjerman.

Për Leverkusenin shënoi Wirtz (24’) dhe për Brest-in Lees-Melou (39’). 

Brest dhe Leverkusen vazhdojnë pa humbje, dy fitore e një barazim, duke u renditur në vend të tretë përkatësisht në të katërtin me nga 7 pikë të mbledhura.

Barcelona apo Bayern Munihu?

 
 

Barcelona apo Bayern Munihu?

Ndeshjet e darkës në Ligën e Kampioneve kanë përballje shumë interesante, me lojtarë shqiptarë që mund të bëhen protagonistë të rëndësishëm.

Qazim Laçi e nis si titullar ndeshjen kundër Manchetser Cityt në transfertë, duke synuar që të vazhdojë të shfaqë formën e mirë të sfidave të kaluara edhe përballë gjigantëve anglezë.

Një ndeshje e veçantë është padyshim, ajo Barcelona-Bajern Mynih, ndërsa në fushë është edhe Interi apo Liverpuli, ekipe që kanë pretendime në këtë turn.

You may also like