LIVE BARCELONA-BAJERN MYNIH/ Rafinja plotëson dygolëshin në minutën e fundit, pjesa e parë mbyllet me katër gola (VIDEO)

by admin
Spread the love

Barcelona përballet me Bajenr Mynih në një supersfidë spektakolare që dhuron kjo javë në Ligën e Kampioneve.

Të dy skuadrat me histori dhe ambicie për t’i shkuar deri në fund turneut, luajnë sot të ndërgjegjshme që nuk mund të bëjnë më hapa të gabuar pasi kanë lënë pikë rrugës në dy ndeshjet e para.

LIVE BARCELONA-BAJERN MYNIH 3-1
1’, 45′ Rafinja, 37′ Levandovski / 18′ Kejn

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 3-1 për Barcelonën.

45’ GOOOL BARCELONA! Top i gjatë perfekt i Kasado për Rafinjën në të majtën, sulmuesi bën gjithçka mirë dhe mposht përsëri Nojer me një gjuajtje të pakapshme. (VIDEO)

37’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez ia del të shmangë largimin e topit me kokë të Kim, pason në qendër për Levandovskin i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. Bavarezët kërkojnë faull ndaj mbrojtësit, por gjyqtari bën shenjë nga qendra. (VIDEO)

35’ Kejn gjen Guerreiron në të djathtën, por futbollisti nuk ia del të gjuajë në portë. (VIDEO)

26’ Nojer thuajse bën gafën e vitit përballë Jamal, duke goditur sulmuesin në largimin e topit, por për fatin e tij sfera e kthyer përfundon jashtë. (VIDEO)

>

25’ Rafinja nga jashtë zonës provon të gjejë portën, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

18’ GOOOL BAJERN MYNIH! Aksion i shpejtë i bavarezëve me Gnabri i cili nga e majta harkon për Kejn, me sulmuesin  cili këtë herë shmang pozicionin jashtë loje dhe shënon. (VIDEO)

10’ Myler nga e djathta del në sulm dhe harkon në zonë ku Kejn me kokë gjen rrjetën. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të anglezit. (VIDEO)

8’ Kejn i shmanget pozicionit jashtë loje, por Penja del nga zona dhe i heq sferën.

1’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez jep një top në thellësi për Rafinja i cili me qetësi shkon drejt portës, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Spanjë.

sdfdsfdsfsddsffdsdsffsd

PANORAMASPORT.AL

You may also like