Live: Barcelona apo Bayern Munihu?

by admin
Spread the love

Interi e Manchester City favoritë

 
 

(E plotësuar) – Gjithçka gati.

Ndeshjet

Atletico – Lille
Barcelona – Bayerni
Benfica – Feyeonoordi
Manchester City – Sparta
Leipzig – Liverpool 
Salzburg – Dinamo Zagreb
Young Boys – Interi
Atalanta – Celtic 0:0 (0:0)
Brest – Bayer 1:1 (1:1)

Celtic befason Atalantën në Bergamo

 
 

Skuada skoceze, Celtic nga Gllasgou, ka importuar një pikë të madhe nga Bergamo në duel me Atalantën. Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ashtu si nisi edhe përfundoi pa gola (0:0). 

Berat Gjimshiti është paraqitur nga minuta e parë për Atalantën. 

Futbollisti shqiptar përkundër angazhimit nuk i ndalen pikët e plota.

Pas xhiros së tretë në Champions League. Atalanta zë vendin e 12-të me 5 pikë e ka një më shumë se Celtic në të 18-tin.

>

Granit Xhaka nga minuta e 63-të, Bayer nuk fiton në Brest

 
 

Bayer Leverkuseni ka luajtur baras (1:1) me Brest-in vendas, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kësaj radhe nuk ka startuar nga minuta e parë për Leverkusenin.

Xhaka u paraqit nga minuta e 63-të në barazimin e kampionit gjerman.

Për Leverkusenin shënoi Wirtz (24’) dhe për Brest-in Lees-Melou (39’). 

Brest dhe Leverkusen vazhdojnë pa humbje, dy fitore e një barazim, duke u renditur në vend të tretë përkatësisht në të katërtin me nga 7 pikë të mbledhura.

Barcelona apo Bayern Munihu?

 
 

Barcelona apo Bayern Munihu?

Ndeshjet e darkës në Ligën e Kampioneve kanë përballje shumë interesante, me lojtarë shqiptarë që mund të bëhen protagonistë të rëndësishëm.

Qazim Laçi e nis si titullar ndeshjen kundër Manchetser Cityt në transfertë, duke synuar që të vazhdojë të shfaqë formën e mirë të sfidave të kaluara edhe përballë gjigantëve anglezë.

Një ndeshje e veçantë është padyshim, ajo Barcelona-Bajern Mynih, ndërsa në fushë është edhe Interi apo Liverpuli, ekipe që kanë pretendime në këtë turn.

You may also like