Lista e Kombëtares zbulohet të premten/

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në transfertë, një përballje në Epet Arena me Republikën Çeke më 11 tetor dhe 3 ditë më vonë kuqezinjtë do të luajnë kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

Tashmë siç është bërë “traditë”, Silvinjo do të publikojë listën e lojtarëve ditën e premte dhe një ditë më vonë, do të mbajë edhe një konferencë për shtyp me gazetarët.

Starti i këtij sezoni për Empolin në Serinë A ka qenë i shkëlqyer me 10 pikë të siguruara nga kjo skuadër në këto ndeshje të parë ku sidomos mbrojtja duhet lavdëruar pasi ka pësuar vetëm 2 gola në 6 takime.

Dhe një nga emrat më të spikatur, është padyshim Ardian Ismajli.

Paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse duke e rreshtuar mbrojtësin shqiptar mes më të mirëve në këtë start të sezonit dhe kjo reflektohet edhe nga notat me të cilat është vlerësuar.

Sipas përllogaritjeve të portalit të njohur “Tuttomercatoweb” për notat e lojtarëve që ka vendosur në këto 6 javë të para, rezulton se Ismajli është futbollisti i dytë me notën mesatare më të lartë me 6.70. Denis Man i Parmës man vendin e parë me notën mesatare 6,75..

You may also like