Lionel Mesi: “Topin e Artë” e meriton Lautaro, fitoi edhe Kupën e Amerikës

by admin
Spread the love

Në Argjentinë kanë nisur fushatën për Lautaro Martinezin, duke bërë deklarata se ai meriton të fitojë “Topin e Artë”. Kapiteni i Interit është mes finalistëve të këtij trofeu individual për vitin e kaluar, ku bëri një sezon të jashtëzakonshëm duke udhëhequr si zikaltrit ashtu edhe kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës.lionel-messi-lautaro-martinez-argentina-national-team-world-cupMESI, SPONSOR- Dhe deklarata më e fortë ka ardhur nga ai që në karrierën e tij e di mirë se çfarë do të thotë të fitosh “Topin e Artë”, pasi është më fituesi i historisë së futbollit. Lionel Mesi ka folur pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Bolivisë të fituar nga “Albiçelestet”. Kapiteni i skuadrës së Skalonit thotë se Lautaro ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe e meriton më shumë se kushdo që ta fitojë këtë trofe.

“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ka shënuar gol në finale dhe ishte golashënuesi i Kupës së Amerikës. Meriton ta fitojë ‘Topin e Artë?’ më shumë se çdo lojtar”, ka thënë “Pleshti”. Dhe kur e thotë ai sigurisht që mund të ketë ndikim në botën e futbollit. Ndoshta Leo mund të spostojë edhe ekuilibrat tani që është larguar nga futbolli i rëndësishëm.

RIVALITET- Por pavarësisht fjalëve të Leos, edhe vetë Lautaro Martinez e di që ka shumë rivalitet për të fituar “Topin e Artë” sepse edhe disa lojtarë të tjerë kanë bërë sezon të mirë dhe kanë fituar trofe të rëndësishëm. Vinicius Xhunior është një prej tyre që shihet si kandidatët kryesorë për të triumfuar, po ashtu si Rodri që ka qenë vendimtar si me Sitin dhe me Spanjën.

>

Në fakt vetëm një lojtar është ai që ka fituar thuajse të gjithë trofetë e mundshëm në një sezon. Bëhet fjalë për Karvahalin që fitoi Champions-in, Europianin dhe La Ligën. Megjithatë, mbrojtësi madrilen është më pak favorit sesa të tjerët. Gara është e hapur dhe “France Football” me gazetarët e saj do të zgjedhë më të mirin e vitit që lamë pas. Në Argjentinë janë të bindur se Lautaro e Meriton, madje edhe vetë ai që është më i miri i historisë së futbollit.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

You may also like