Liderët e VLEN-it të reflektojnë, të tërhiqen nga kjo Qeveri! – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet me qytetarët në mbrojtje të legjitimitetit nën moton “Me popullin për Europë’.

Stacioni i mbrëmshëm i integristëve ishte Saraji nga aty kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti ka deklaruar se gjithçka që po ndodh për momentin është në dëm të shqiptarëve. Thotë se në këto momente shqiptarët janë të poshtëruar dhe të turpëruar sepse u është shkelur legjitimiteti. Kishte edhe një porosi për krerët e VLEN. E përsërit edhe njëherë qëndrimin se ata nuk bëhen pjesë e kësaj shumice sepse nuk janë gomë rezervë.

“Besoj që të reflektojnë le të tërhiqen sepse historia gjërat edhe i shënon. Nuk është mirë që në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë ata të mbeten njerëz që e kthejnë pas çështjen shqiptare në RMV. Ne zyrtarisht kemi deklaruar si BDI po edhe si “Front”, s’jemi gomë rezervë, që ti zëvendësojmë të tjerët. Ne nuk jemi pjesë e kësaj Qeverie. Po dikush do të thotë, ne u kemi votu dhe ju duhet të na përfaqësoni. Fakt është që përfaqësues legjitim të shqiptarëve është “Fronti për Europë”, tha Ali Ahmeti. 

Thotë se krerët e VLEN-it nuk respektuan marrëveshjen që u nënshkrua mes partive shqiptare që të njëjtit të mos bëhen pjesë e një shumice parlamentare që nuk bën ndryshimet kushtetuese. Shton se partitë maqedonase po edhe populli maqedonas duhet njëherë e mirë ta kuptojnë se Maqedonia është edhe e shqiptarëve dhe do të hapërojë drejtë përparimit vetëm kur shqiptarët dhe maqedonasit të jenë të barabartë dhe të kenë marrëdhënije të mira mes vete.

>

“Çdo parti politike maqedone duhet ta ngulis thellë në mendje e çdo maqedoni se ky shtet është edhe i shqiptarëve. Nuk është i njëanshëm e në pronësi të njëane. Por, pronarë jemi bashkë dhe shqiptarët dhe shqiptarët kurfar gatishmërije nuk kanë as që mund dikush tua imponojë që të kthehen qiraxhi në shtëpi të vetë sikurse para 2001-shit. Shqiptarët janë zot në shtëpi të vete. Ky vend me demokrai të brisht nuk ka nevojë për telashe, nëse kanë gabauar atëherë sot duhet të reflektojnë ata të gjithë janë shumë më të ri se unë ata të gjithë janë në klasët e para në politikë unë i bëj 45 vite, unë nuk dua që të hyj në garë me ta se kush ka më shumë njohuri e përvojë por më takon se për 22 vjet mkan besu dhe besojnë akoma në procese të mirfillta demkoratike”, u shpreh Ahmeti. 

Ndryshe ky është takimi i dytë i integristëve me strukturat dhe aktivistët në vazhdën e shumë takimeve të paralajmëruara. Takimi i parë ishte realizuar në Likovë, Integristët nuk përjashtojnë as protestat nëse vazhdon ky vazalitet i VLEN-it ndaj VMRO-së siç thonë me të vetmin qëllim, mbrojtjen e integritetit dhe legjitimitetit shqiptar. /tvklan.mk

You may also like