LIBAN – Të paktën shtatë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur pas sulmeve izraelite

by admin
Spread the love



BEJRUT, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Shtatë persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në qytetin bregdetar të Tiros në Liban gjatë natës, tha sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.

“Ekipi i shpëtimit po vazhdon kërkimin për viktimat në rrënoja”, tha ministria.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve (NNA) raportoi gjithashtu dhjetëra sulme të rënda ajrore në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut gjatë natës.

“Ushtria izraelite njoftoi më herët banorët që të evakuoheshin”, Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Autoritetet libaneze kanë regjistruar më shumë se 670 sulme ajrore izraelite në të gjithë vendin në shtatë ditët e fundit, për të cilat Ministria e Shëndetësisë tha se kanë vrarë më shumë se 230 njerëz dhe plagosur më shumë se 800.

>

Numri i vdekjeve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk bën dallim midis civilëve dhe anëtarëve të milicisë libaneze të Hezbollahut.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Si Hezbollahu ashtu edhe Hamasi janë aleatë me Iranin kundër Izraelit.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTirana: Epiqendra e  re për aktorët e Ballkanit


You may also like