LIBAN – Të paktën 12 vdekur dhe 66 të plagosur në sulmet izraelite në Bejrut

by admin
Spread the love

BEJRUT, 20 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 12 persona u vranë dhe 66 të tjerë u plagosën në sulmet që i atribuohen Izraelit, tha sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Bastisja në periferitë jugore të Bejrutit erdhi ndërsa qeveria libaneze po mblidhej dhe kryeministri i përkohshëm, Nagib Mikati tha se shënjestrimi i një zone të banuar – dëshmon sërish se Izraeli nuk merr parasysh asnjë konsideratë humanitare, ligjore apo morale.

“Përkundrazi, është duke hyrë në atë që i ngjan gjenocidit dhe ne kemi dëshmuar format e tij më të shëmtuara në agresion. Ajo që ndodhi të martën dhe të mërkurën shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur”, tha ai, duke iu referuar sulmeve që përfshinin telekomandat.

Ai kritikoi komunitetin ndërkombëtar, sipas të cilit po hesht për shkeljen e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe ligjeve.

Ndërkohë, departamenti i mbrojtjes civile tha se dy ndërtesa banimi në lagjen Jamous në periferinë jugore të Bejrutit u shembën si rezultat i sulmit. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like