LIBAN – Numri i të vdekurve rritet në 21 pas sulmeve ajrore izraelite

by admin
Spread the love



BEJRUT, 14 tetor /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve nga një sulm ajror që shënjestroi një shtëpi në Libanin verior është rritur në 21, sipas Ministrisë Libaneze të Shëndetësisë.

“Tetë të tjerë u plagosën”, tha ministria. Testet e ADN-së janë duke u kryer mbi mbetjet për t’i identifikuar ato.

“Sulmi izraelit goditi një shtëpi në zonën e Aito ku ishin strehuar personat e zhvendosur nga Libani jugor”, tha një burim libanez i sigurisë.

Kjo është hera e parë që Izraeli godet në këtë zonë.

Ligjvënësi Michel Moawad, i cili është nga rajoni i prekur, tha se një anëtar i Hezbollahut ishte në shënjestër. //a.i//

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFinalizimi i programit, Basha me strukturat drejtuese të Demokratëve Euroatlantikë


You may also like