LIBAN – IDF godet qytetin historik të Tirit

by admin
Spread the love



BEJRUT, 23 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka sulmuar qytetin historik bregdetar të Tirit në jug të Libanit, raportuan sot mediet lokale dhe banorët – ndërsa transmetuesit shfaqën imazhe të reve të dendura tymi që ngriheshin nga ndërtesat në qendër të qytetit.

Ushtria izraelite (IDF) lëshoi më herët urdhra evakuimi për banorët në Tiro, një nga qytetet më të vjetra në botë dhe shtëpia e një popullsie të madhe të krishterë.

IDF caktoi pjesë të qendrës lindore të qytetit si një objektiv për sulme të mundshme. Banorëve iu tha të kërkonin siguri në veri të lumit Awali, i cili është rreth 40 kilometra nga Tiri.

Dëshmitarët thanë se mes banorëve, ende në qytet kishte shpërthyer paniku – disa prej tyre u larguan në plazh me shpresën për të gjetur siguri. Të paktën gjashtë sulme ajrore thuhet se janë kryer nga ushtria izraelite.

>

Agjencia libaneze e lajmeve NNA raportoi se autoriteti i mbrojtjes civile po përpiqej të rregullonte trafikun. Libani nuk ka vende strehimore zyrtare të sulmeve ajrore për popullatën.

Nuk ka patur asnjë koment të menjëhershëm nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në lidhje me sulmet./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDhimitër Kamarda, gjuhëtari dhe folkloristi arbëresh


You may also like