LONDËR, 13 nëntor /ATSH/ – Autorja britanike, Samantha Harvey ka fituar çmimin Booker Prize 2024 me romanin e saj ”Orbital”, libri i parë që i vendos ngjarjet në hapësirë që fiton një çmim, sipas BBC.
”Orbital” sodit botën nga një këndvështrim tjetër, teksa ndjek një ekip astronautësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Është libri më i shitur në listën e ngushtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu ka tejkaluar tre fituesit e fundit të Booker Prize së bashku.
Harvey, gruaja e parë që fiton çmimin që nga viti 2019, u shpall fituese në një ceremoni në ”Old Billingsgate” të Londrës dhe do të marrë në shtëpi edhe 50 000 paund.
Ajo tha se ”ia kushtoj çmimin të gjithë njerëzve që flasin për dhe jo kundër Tokës dhe punojnë për dhe jo kundër paqes”.
Duke folur për BBC News, Harvey tha se ishte “shumë të mbingarkuar”.
Ajo shtoi se çmimi do të ndryshonte jetën e saj.
E pyetur se si do të shpenzonte paratë e çmimit prej 50 000 paundësh, ajo tha se “më duhet t’i blej vetes një biçikletë të re dhe do të jetë një biçikletë e mirë”./ a.jor.