LETËRSI – Publikohen pas vdekjes kujtimet e Navalnyt

by admin
Spread the love

MOSKË, 23 tetor /ATSH/ – Në kujtimet e botuara, tetë muaj pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny nuk e humbi kurrë besimin se për kauzën e tij ia vlen të vuante edhe pse ai pranon se do të kishte dashur të shkruante një libër shumë ndryshe, shkruan AP.

“Është një grumbull copash dhe fragmentesh, një rrëfim tradicional i ndjekur nga një ditar burgu”, shkruan Navalny në “Patriot”, një libër i sapobotuar.

“Unë me të vërtetë nuk dua që libri im të jetë një tjetër ditar burgu. Personalisht më duken interesant për t’u lexuar, por si zhanër, padyshim që mjafton”, shton ai.

200 faqet e fundit të librit të Navalny, i cili ka 479 faqe, kanë, në një farë kuptimi, karakteristikat e ditarëve të tjerë të burgjeve apo klasikëve të letërsisë ruse si “Një ditë e Ivan Denisoviçit” nga Alexander Solzhenitsyn.

Ai gjurmon mërzinë, izolimin, rraskapitjen, vuajtjen dhe absurditetin e jetës së burgut, ndërsa punon në digresione mbi gjithçka, nga letërsia franceze e shekullit XIX deri te Billie Eilish.

“Patriot” lexohet gjithashtu si një dëshmi e betejës së jashtëzakonshme të një disidenti të famshëm kundër dëshpërimit, ndërsa autoritetet ruse gradualisht shtonin dënimet e tyre kundër tij, dhe madje ndan këshilla se si të përballesh me më të keqen dhe prapë të mos humbasësh shpresën.

“E rëndësishme është të mos e mundoni veten me zemërim, urrejtje, fantazi hakmarrjeje, por menjëherë të kaloni drejt pranimit. Mund të jetë e vështirë”, shkruan ai.

>

“Procesi që ndodh në kokën tuaj nuk është aspak i thjeshtë, por nëse e gjeni veten në një situatë të keqe, duhet të provoni, funksionon, përderisa mendoni për gjithçka seriozisht”, shkruan ai.

Vitet e fundit, Navalny ishte bërë një simbol ndërkombëtar i rezistencës.

Ai filloi si një aktivist kundër korrupsionit, por shpejt u shndërrua në një politikan me aspirata për poste publike dhe përfundimisht u bë sfiduesi kryesor i presidentit shumëvjeçar të Rusisë, Vladimir Putin.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya, mbikëqyri përfundimin e librit.

Në një intervistë promovuese për “Patriot”, ajo i tha BBC-së se ”do të kandidonte për presidente nëse do të kthehej ndonjëherë në Rusi’’, një lëvizje e pamundur me Putinin në pushtet.

Ajo u arrestua në mungesë në Rusi me akuzën e përfshirjes në një grup ekstremist.

”Putin duhet të qëndrojë në një burg rus, të ndjejë gjithçka që ndjejnë jo vetëm burri im, por të gjithë të burgosurit në Rusi”, theksoi Navalnaya gjatë një interviste në “60 Minutes” të CBS./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like