Legjenda e Juventusit: Milani duhet të përdorte “armët e veta” kundër Liverpulit,

by admin
Spread the love

Edhe Alesandro del Piero është në grupin e atyre që karikojnë Milanin.Nuk ka si të jetë ndryshe në një moment kur kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje kampionat dhe pësojnë mesatarisht dy gola çdo 90 minuta. Legjenda e Juventusit, në analizën e tij për rrjetin “SKY”, nuk ka kursyer kuqezinjtë.

“Mund të jesh edhe më i dobët në teori, por në këtë kontekste çdo futbollist në fushë të nxjerrë diçka më shumë.

Milani duhet të përdorte armët e veta.

Është e vërtetë që Leao u shërbye për herë të parë në minutën e 20-të, por në një moment duhet të shkojë të marrë topin,  të jetë lider. Pavarësisht se çfarë i thotë trajneri”, ka deklaruar Alesandro del Piero.

You may also like