Legjenda e Dortmundit i shokuar me vendimin e Kloppit

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp, trajneri i njohur gjerman firmosi një kontratë marramendëse me Red Bullin, që posedon disa klube të njohura nëpër botë, duke filluar nga Salzburg dhe Leipzig.

Legjenda e Borussia Dortmundit, Kevin Grosskreutz u befasua nga ky vendim i ish-trajnerit të Liverpoolit.

Madje ish-futbollisti kur e pa lajmin shpresoi se ishte vetëm një gënjeshtër.

“U zgjova, kisha 30 mesazhe në telefonin tim dhe mendova: Çfarë ndodhi? Mendova se isha duke ëndërruar, pastaj shpresoja se ishte lajm i rremë.”

“Unë nuk mendoj se dikush e priste atë. Është shumë, shumë e çuditshme dhe nuk mund ta kuptoj ende. Është si tronditje!”

“Megjithatë, ai është miku im dhe i detyrohem shumë. Dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës.”

“Si një tifoz futbolli, mendoj se është e keqe, ta themi troç! Por si mik, duhet të pranosh që vendimet të merren. Kur të takohemi, unë do t’i them atij personalisht se mendoj se është e keqe që ai bën. diçka e tillë!”, u shprej Kevin.

You may also like