Legjenda Bergomi paralajmëron Interin: Inzagi po rrezikon me rrotacionin

by admin
Spread the love

Rrotacioni te skuadra e Interit është një nga temat më të nxehta që po shoqëron këtë sezon. A duhet trajneri Simone Inzagi të ndryshojë kaq shumë apo prish ekuilibrat e skuadrës?

Bepe Bergomi ka folur për këtë temë. “Inzagi është një trajner që po e bën mirë këtë. Interi ka skuadrën me të madhe në moshë dhe sigurisht që duhet të aktivizojë lojtarë për të mbajtur ekipin të freskët. Madje kjo ka edhe rrezikun që të prishë disi ekuilibrat dhe të marrë përsipër ndonjë rrezik më shumë.

Milani është një nga skuadrat që ndryshon më pak nga ato të mëdhatë. Edhe Mota bën shumë rrotacion, por të shohim se kush do të ketë të drejtë në fundin e sezonit. Konte është i avantazhuar sepse ka vetëm një ndeshje në javë”, tha Bergomi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like