“Mirëmbrëma yje” mban titullin programi më i ri i moderatores shumë të dashur, Arbana Osmani.
Ajo nisi këtë projekt me dy të ftuar shumë të veçantë të shoubizit shqiptar, Alban Skënderajn dhe Ledri Vulën.
Përveç jetës dhe karrierës profesionale, ata u sfiduan edhe me disa pyetje, ku duhej të përgjigjeshin me ‘e kam bërë’, ‘s’e kam bërë’.
Në pyetjen se a kanë fjetur me ndonjë fanse të tyre, reperi nga Kosova nuk ka hezituar që të pranojë.
I njëjti ka lënë të kuptohet se këtë e ka bërë disa herë, edhe pse nuk ishte shumë i qartë në përgjigje.
>
Krahas kësaj, ai ka zbuluar për herë të parë detaje nga ndarja me ish-partneren e tij, Sara Hoxhën.
Sidoqoftë, Ledri theksoi se ruan raporte të mira dhe se për vajzën Poin bën gjithçka.