Leclerc: Titulli është i mundshëm, por vetëm vitin tjetër

by admin
Spread the love

Dy fitore, nëntë podiume por edhe disa gara tërësisht zhgënjyese.

Ky është sezoni i deritanishëm për Charles Leclerc, që kapërjetuar emocione të ndryshme gjatë sezonit 2024 të Formula 1 me makinën Ferrari.

Titulli i parë kampion me “kokëkuqen” mbetet ende një objektiv për monogaskun, por që duket i vështirë për t’u arritur këtë vit.

Ndaj, Leclerc shprehet se është gati për të luftuar për titullin në vitin e ardhshëm.

“Sigurisht që është e mundur. Është një proçes në zhvillim të vazhdueshëm dhe qëllimi është të përmirësohemi gjithmonë. Kështu që unë do të thosha se 2025 do të jetë i mirë, 2026 do të jetë edhe më i mirë, si dhe 2027”, tha Leclerc.

“Nuk ka një ekip që përkeqësohet nga viti në vit. Kjo varet edhe nga rritja e skuadrave të tjera. Megjithatë, nga ana jonë nuk kam asnjë dyshim, ne do të bëjmë një hap përpara”, u shpreh më tej piloti monogask i “kokëkuqes”.

Në këtë përmirësim do të kontribuojë edhe prania e Hamilton sezonin tjetër: “Ai nuk duket të ketë ndonjë pikë të dobët. Do të jetë interesante për mua të mësoj nga Lewis, por gjithashtu më motivon të tregoj se çfarë jam i aftë me të njëjtat pajisje”.

“Ky është një sezon vërtet i kundërt nga pikëpamja emocionale. Arrita dy fitoret që kam ëndërruar gjithmonë, në Montekarlo dhe Monza. Në të njëjtën kohë, ne kaluam një periudhë konfigurimesh për të eksperimentuar dhe një makinë shumë të vështirë për t’u drejtuar”, tha Leclerc.

“Ishte e vështirë për të gjetur përsëri rrugën e duhur. Do të gënjeja nëse do të thoja se isha gjithmonë i sigurt për kthimin tonë. Por tani po përmirësohemi garë pas gare, sezon pas sezoni. Na duhet vetëm kohë për t’i kthyer ato në përditësime për makinën“, tha Leclerc.

You may also like