Pas fitoreve kundër Udineses dhe Club Brugge, Milani besonte se mund të ngrihej, por ndodhi e kundërta. Humbja në “San Siro” kundër Napolit ishte një tjetër goditje për fillimin e sezonit që mbetet i ndërlikuar për skuadrën e Paulo Fonseca.
Kundërshtarja e radhës është Monza, ka nevojë për sukses, në një derbi shumë të veçanta.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare: Lajmi kryesor është lënie në stol për të tretën ndeshje radhazi të Leaos, teksa në vend të tij Fonseca ka preferuar Okafor.
Pulisic rikthehet në formacionin fillestar, Theo dhe Reijnders gjithashtu rigjejnë fushën pas skualifikimit. Në mbrojtje Pavllovic preferohet para Tomorit.
Në formacionin e Monzas është Maldini në mesfushën sulmuese së bashku me Mota Carvalhon, pas Djuric.