Imazhi i festës kishte humbur në memorien e ngrirë të temperaturës -1 gradë të “San Siros”, pastaj kujtimi u zgjua kur publiku e pa sërish atë festë të Lautaro Martinez.
Venat po i shpërthenin nga ulërima e luftëtarit latin. Argjentinasi nuk shënonte në shtëpinë e tij prej një dy muajsh e gjysmë, 1-0 kundër Venecias më 3 nëntor. Pastaj e kapi kriza e thellë e golit, të cilën ai e ndërpreu kundër Kaljarit dhe në finalen kundër Milanit. Pra në total ka arritur 3 gola në 5 ndeshje. Goli ndaj Bolonjë erdhi pas pasimit fantastik të Dimarkos.
INZAGI BUZËQESH- Një lajm shumë pozitiv për Simonë Inzagin, që shkon përtej barazimit. Prej kohësh reparti i avancuar shënon dhe shpërdoron pafund përpara portës kundërshtare. Por këtë herë u tregua i saktë kapiteni. Skuadra zikaltër nuk e shihte kapitenin me këtë intensitet dhe me këtë ritëm. Kishte një dëshirë të jashtëzakonshme për të luftuar në të gjithë fushën. Në mbrëmjen e Lautaros kishte gjithashtu edhe driblime, ashtu siç la në vend Kazalen në mesfushë. Lautaro dha sinjale pozitive sepse skuadra ka nevojë për të në këtë moment shumë vendimtar të sezonit. Kur Markus Turam duket se nuk është në formë optimale për shkak të dëmtimit, shoku i repartit dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës po reagon kur duhet.
MISIONI I RI- Mirëpo ka një tjetër mision që duhet ta zhbllokojë trajneri Simone Inzagi dhe reparti i avancuar. Lautaro Martinez dhe Markus Turam duhet që të bashkojnë forcat për të shënuar të dy së bashku, diçka që nuk ndodh prej një jete. Goli i fundit ka qenë në majin e vitit 2024, pikërisht ndaj Frozinones, kur skuadra e kishte fituar titullin kampion dhe argëtohej në fushën e lojës. Duhet që binjakët e golit të shënojnë dhe të marrin përdore skuadrën për të arritur objektivat sezonalë. Barazimi kundër Bolonjës duhet të harrohet shpejt sepse nuk është koha për të “qarë”. Inzagi e di mirë dhe për këtë arsye kërkon ta karikojë ekipin e tij dhe të marrë më të mirën në sfidat e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL