Laporta konfirmon se Barcelona refuzoi një ofertë marramendëse gjatë verës për Yamal

by admin
Spread the love

Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh për Lamine Yamal para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Paris Saint-Germaini raportohet se ishin të gatshëm ‘të thyejnë bankën’ për Yamalin, duke trokitur në dyert e Barcelonës me një ofertë rekorde prej 250 milionë eurosh para hapjes së afatit kalimtar veror.

Drejtuesit e gjigantit francez e kanë parë yllin spanjoll si zëvendësuesin adekuat të Kylian Mbappes i cilii gjatë verës u transferua tek Real Madridi.

Sidoqoftë, Laporta ishte i sigurt për potencialin e Yamalit, duke refuzuar këtë ofertë dhe duke i ofruar atij mbështetje për të krijuar më shumë histori në ‘Camp Nou’.

>

“Ata erdhën për të blerë Lamine Yamal nga unë për 250 milionë euro dhe unë iu thashë ‘jo’. Ai është lojtari më i famshëm në botë. Cila është vlera e vërtetë e Lamines? Kjo nuk reflekton në librin e rekordeve”, ka thënë Laporta fillimisht.

Përkundër interesimit të madh nga klubet e tjera, Yamal mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 17-vjeçari deklaroi qëllimin e tij për të qëndruar tek klubi në një të ardhme afatgjatë, duke shprehur njëkohësisht dëshirën për t’u bërë legjendë e Barçës.

Kontrata e tij aktuale përfshin një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliardë eurosh, duke siguruar efektivisht të ardhmen e tij në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2026.

You may also like