Një lajm shumë i hidhur vjen nga Turqia së fundmi. Pas tërmetit shkatërrimtar të mëngjesit të ditës së diel, që ka marrë mijëra jetë në Turqi e në Siri, dyshohet se mes viktimave të jetë edhe aktorja shumë e njohur dhe e dashur turke, Cansu Dere.
Një video e bërë virale së fundmi në TikTok po tërheq vëmendjen e shumë përdoruesve të këtij rrjeti social, pasi thuhet se aktorja 42-vjeçare ka ndërruar jetë. Gjithashtu, në internet thuhet se Cansu jetonte pranë zonave të prekura nga tërmeti.
Një nga gazetaret e njohura turke, Birsen Altuntas ka raportuar së fundmi se aktorja ishte një nga personazhet që do të bashkëpunojë me Disney Plus dhe Fox për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti. Por asgjë nuk i ka qetësuar fansat, pasi vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë reagim në rrjete sociale për këtë katastrofë natyrore.
Cansu Dere është një emër shumë i dashur jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri, falë serialeve të ndryshme turke të transmetuara edhe në televizionet shqiptare. Ajo ka qenë një nga personazhet kryesore të serialit ‘Ezel’, apo edhe ‘Nënë’, mjaft të preferuara nga shqiptarët.
Tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të së hënës në Turqi e Siri ka trishtuar të gjithë botën, teksa deri më tani llogariten mijëra të vdekur e shumë persona ende nën rrënoja.