Ky është qyteti më i vizituar shqiptarë afër gjysëm milion turistë për 9 muaj – VIDEO

by admin
Spread the love

Gjirokastra numëron 400 mijë turistë të huaj nga janari deri shtator të 2024. Deri në fund të vitit pritet të kalojë shifrën prej gjysëm milion turistëve.

Të huajt zënë mbi 80% të vizitorëve të këtij viti në Gjirokastër, ndërkohë që harta prej nga vijnë është mjaft e larmishme, nga Europa Perëndimore dhe vendet skandinave deri në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. “Jemi nga Gjermania dhe është hera e parë këtu në Shqipëri. Kemi vizituar disa prej qyteteve të Shqipërisë.
Na pëlqejnë shumë dhe qytetet me arkitekturën e tyre të mrekullueshme”. “Vijmë nga Londra dhe është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Kemi parë disa qytete dhe kemi vizituar disa site dhe parqe, të cilat na kanë lënë përshtypje mjaft të mira”. Vlera të tilla historike dhe ariktekturore si pazari karakteristik, kalaja, komplekset muzeale, dhjetëra banesa të gurta me elementët e tyre të papërsëritshëm zgjojnë interesimin e të huajve, duke e bërë një nder qytetet me 365 ditë turizëm.

You may also like