Kush është gruaja izraelite që i dhuroi Trump-it 100 milionë dollarë?

by admin
Spread the love

Miriam Adelson dhuroi 100 milionë dollarë për fushatën e Donald Trump, sipas informacioneve të paraqitura të martën në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.

Financuesja kryesore e politikës pro-izraelite dhe donatorja bujare për kauzat hebraike, 79-vjeçarja Adelson, vazhdon trashëgiminë që ndërtoi me bashkëshortin e saj të ndjerë, manjatin e kazinosë Sheldon Adelson.

Familja e lartpërmendur ka qenë prej kohësh një nga burimet më të mëdha të parave për fushatat e kandidatëve republikanë dhe gjatë tre zgjedhjeve të përgjithshme të fundit ata e mbështetën me gjithë zemër Trump-in.

Pasuria neto e vejushës vlerësohet në rreth 35 miliardë dollarë, shkruan The Times of Israel.

Me donacionin e saj, Miriam la në hije edhe atë të Elon Musk, i cili i dha Trump-it 75 milionë dollarë.

>

Nëse Trump fiton, Adelson mund të jetë përsëri instrumental në formësimin e politikës amerikane për konfliktin izraelito-palestinez. Përkatësisht, ishte bashkëshorti i saj dhe ajo që ndikuan ndjeshëm në vendimin e Trump-it për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem në vitin 2017.

Dhe lidhjet e Miriamit me Izraelin janë shumë të thella. Ajo ka lindur në Tel Aviv dhe ka shërbyer si oficere në ushtrinë izraelite. Edhe pse perandoria e saj e biznesit është e instaluar në SHBA, ajo kalon shumicën e kohës në Izrael sot, ku njihet si pronarja e gazetës më të madhe në vend, Israel Hayoma.

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, Adelson shkroi se “ata që nuk e mbështesin Izraelin në fushatën e tij kundër Hamasit janë të vdekur për të (dhe izraelitët)”.

Zëdhënësi i saj mohoi një raport në fillim të këtij viti se ajo e kushtëzoi mbështetjen e saj për Trump-in me miratimin e tij publik për aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli. Por një njeri i besuar, rabini Shmuley Boteach, i tha New York Times se Miriam ishte ashpër kundër krijimit të një shteti palestinez. /tesheshi.com/

You may also like