Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Kubarsi, ofroi një intervistë të gjerë në “RAC1” ku ai rishikoi sezonin. Lojtari i ri siguron se është një person i qetë dhe se për momentin nuk ka nevojë për ndihmë psikologjike. Më tej, ai pohon se edhe Lamin edhe ai po e përjetojnë suksesin me qetësi, sikur të luanin në oborrin e shkollës.
“Po e jetojmë të qetë. Jemi sikur të ishim në oborrin e shkollës, të qetë. Po digjemi shumë shpejt nëpër etapa dhe kjo mund të jetë gjithashtu e rrezikshme, por ne nuk i kushtojmë rëndësi kësaj. Ne mendojmë vetëm të argëtohemi”, tha ai.
Duke u ndalur te shoku i ekipit, Kubarsi tha: “Lamin është i mahnitshëm, është një lojtar që nuk njeh limite”.
>
PANORAMASPORT.AL