Kualifikueset e Amerikës Latine, Bolivia “ngjitet” më lart: Luajmë aty ku jetojmë!

by admin
Spread the love

Kualifikueset e Botërorit 2026 kanë risjellë edhe një herë në qëndër të vëmendjes vështirësinë me të cilën përballen skuadrat, të cilat luajnë në Bolivi.

“Estadio Municipal in El Alto” ndodhet mes Andeve plot 4150 metra mbi nivelin e detit. Oksigjeni i pakët i ka vështirësuar ndeshjet për të gjitha rivalet, të cilat sfidojnë vendasit, të cilët shfajsohen duke thënë se luajnë ku jetojnë.

Më parë Bolivia luante ndeshjet e saj në La Paz ku lartësia mbi nivelin e detit është 3637 metra. Vendim për tu “ngjitur” më lart është justifikuar nga komisari teknik i Bolivisë. “Fusha është më e mirë pasi është rinovuar. Zgjedhja jonë për të luajtur ndeshjet në ‘El Alto’ nuk ka lidhje me lartësinë”, pohoi Oskar Vijegas.

You may also like