Kryeministri Mickoski: Emri i ri i shtetit është një realitet

by admin
Spread the love

Hristijan Mickoski dje në një podcast është pyetur nëse do ta kthejë emrin e vjetër të shtetit, për çka kryeministri nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

“Kam qenë i pari në vitin 2019 që kam thënë se Marrëveshja e Prespës është realitet. Nga ana tjetër, kur vjen në këtë pozicion, ke dy zgjedhje, rrezikon të izolohesh dhe e dyta të luash për të bërë miq, ndërsa për të bërë miq do të thotë të respektosh Kushtetutën dhe ligjet. Betimin që dhamë e thamë me mbiemrin sepse betimi është pjesë e Kushtetutës dhe ligjit. A pajtohem, a nuk pajtohem, a do ta lë zjarrin të digjet dhe një ditë do të korrigjohet ajo padrejtësi po, po”, tha Mickoski në Podcastin me Stefan Lazarov.

I pyetur se pritëshmërit e opinionit ishin se nëse do të vinin në pushtet do të gjenin zgjidhje për këtë rast, për të cilën Mickoski u përgjigj se për të Maqedonia është Maqedoni, por që fatkeqësisht është realiteti dhe se duhet të përcaktohen qëllimet.

MARKETING



You may also like