Kryeministri ballkanas që akuzohet penalisht nga Policia e vendit të tij

by admin
Spread the love

Policia sllovene ngriti kallëzim penal kundër kryeministrit Robert Golob për “ndërhyrje në punët e policisë”.

Raporti, i dorëzuar në Prokurorinë e Specializuar të Shtetit, bazohet në pretendimet e ish-ministres së Brendshme Tatjana Bobnar dhe ish-drejtorit të Policisë në detyrë Boshtjan Lindav për presionin e papërshtatshëm politik që Golob dyshohet se ka ushtruar ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë.

Megjithëse natyra e saktë e veprës penale të përmendur në ankesë nuk është bërë publike, Golob akuzohet se ka kryer një “krim korrupsioni”, raporton gazeta sllovene N1.

Golob i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar si “të çuditshme” dhe shprehu habinë që policia kishte bërë kallëzim ndaj tij.

“Në realitet nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e policisë, por për luftën politike që Tatjana Bobnar ka drejtuar që prej dorëheqjes së saj dy vite më parë”, tha Golob.

>

“Kjo ka të bëjë me fjalën time kundër fjalës së dy politikanëve dhe më duket vërtet e çuditshme që sot po flasim për një raport policor për shkak të kësaj”, shtoi ai.

“Edhe unë besoj në shtetin e së drejtës dhe për këtë arsye do t’i përgjigjem të gjitha akuzave dhe do t’i hedh poshtë me mjete ligjore”.

Bobnar, e cila aktualisht punon si këshilltare e presidentit slloven, dha dorëheqjen si ministre e Brendshme në dhjetor 2022 mes një konflikti në të cilin ajo akuzoi Golobin se ushtronte presion politik ndaj saj për të ndikuar në vendimet e personelit në forcën policore, pasi ai refuzoi të zgjaste mandatin e Lindavit si shef policie.

Kallëzimet penale janë rezultat i një hetimi policor dyvjeçar bazuar në pretendimet e Bobnar. Zyra e specializuar e Avokatit të Shtetit ka tani mundësinë për të ngritur një aktakuzë të drejtpërdrejtë, për të nisur një hetim për të mbledhur prova shtesë ose për të hedhur poshtë raportin. /tesheshi.com/

You may also like