Kriza e Junajtid, Uejn Runi: Ten Hag është fantastik, lojtarët të gjithë duhet të bëjnë më mirë

by admin
Spread the love

Uejn Runi thotë se lojtarët e Mançester Junajtid duhet të bëjnë më mirë dhe këmbëngul se trajneri Erik ten Hag është një menaxher fantastik.

Ish-sulmuesi i “Djajve”, i cili shënoi 253 gola në 559 paraqitje për Junajtid, përpara se të largohej në 2017 si golashënuesi më i mirë i historisë së tyre, pranoi se ishte e vështirë t’i shihje ata të dergjeshin në gjysmën e dytë të klasifikimit. Ten Hag është përsëri nën presion të madh pas vetëm dy fitoreve nga shtatë ndeshjet e Premier Ligës këtë sezon dhe Runi shpreson që holandezi të mund të kthejë shpejt faqen e klubit.

Kur u pyet nëse Ten Hag ishte njeriu i duhur për këtë punë, trajneri i Plajmuthit tha për “Sky Sports”: “Padyshim që u takon pronarëve të klubit të futbollit ta analizojnë atë. Unë jam i sigurt se Erik Ten Hag është një menaxher fantastik. Ai ka fituar trofe kudo që ka qenë dhe ka fituar trofe edhe te Mançester Junajtid. Po, ai po kalon një periudhë të vështirë dhe mendoj se ndoshta do ta thoshte vetë këtë. Por ai shpreson se mund ta kthejë situatën. Por të gjithë në klub e dinë që duhet të përmirësohen”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like