Krerët e shtetit mos të deklarohen për fituesin e zgjedhjeve në ShBA, politika amerikane s’ndryshon karshi Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla ka bërë thirrje që mos të ketë rreshtime të zyrtarëve shtetëror të Kosovës se kush duhet të dal fitues nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Syla në një prononcim për Shqip, ka thënë se vendi duhet t’i qaset ShBA-së në të njëjtë formë pa marr parasysh se kush fiton, kjo pasi sipas tij, si Republikanët e po ashtu edhe Demokratët kanë qenë gjithmonë krahë Kosovës kur ka pasur nevojë. 

Ai ka theksuar se pa marr parasysh se kush është fitues, Donald Trump nga Republikanët apo Kalama Harris nga Demokratët, Kosova duhet të tregoj mençuri dhe t’i qaset me një politikë afirmative secilës administratë të ShBA-së, në mënyrë që të përfitoj siç ka përfituar vazhdimisht nga politikat e tyre në Ballkan. 

“Unë jam kundërshtar i të gjithë atyre që rreshtohen rreth Republikanëve ose Demokrateve që kush do të fitoj dhe kush do të jetë më mirë për Kosovën. Ne duhet ti qasemi ShBA-së me të njëjtë monedhë, me të njëjtën mënyrë pavarësisht se kush është fituesi, ne kemi dëshmi të mjaftueshëm edhe për Republikanët edhe për Demokratët të cilët kanë qenë krahë të Kosovës”.

“Bill Klinton në kohën sa ka qenë president ne jemi çliruar nga Serbia, ndërkaq në vitin 2007-2008 në kohën sa kanë qenë Republikanët, George Bush, ne kemi marr pavarësinë e Kosovës të koordinuar me ShBA-në. Pavarësisht se a do të jetë Kalama Harris apo Donald Trump, ne duhet të tregojmë mençuri dhe ti qasemi me një politikë shumë afirmative dhe shumë të duhur secilës administratë të ShBA-së në mënyrë që të përfitojmë siç kemi përfituar vazhdimisht nga politikat e tyre në Ballkan”, ka thënë ai. 

>

Syla ka thënë se duke marr parasysh luftërat që janë duke ndodhur në vendet e lindjes dhe në Ukrainë, vëmendja e ShBA-së do të jetë më e fokusuar në ato vende, por që nuk do të lihet anash as Ballkani. 

“Ne jemi në një situatë shumë komplekse globale, ju e shihni që ka konflikte gjithandej, tash me çka është duke ndodhur në lindjen e mesme, luftërat tash mbi dy vjeçare që është duke ndodhur në Ukrainë, është një situatë shumë komplekse globale ku vëmendja e ShBA-së është shumë e madhe në ato regjione sa që ka bërë që të eklipsohet në një farë forme problemet në Ballkan. Problemet në Ballkan janë probleme të cilat kanë vëmendje më të vogël tashmë nga ShBA, mirëpo kjo nuk do të thotë që ShBA-ja kanë hequr dorë nga Ballkani. Përkundrazi me prezencën e ushtarëve amerikanë brenda KFOR është një siguri e madhe për ne”, ka thënë ai. 

Syla ka bërë thirrje që Kosova të jetë me e vëmendshme në raport me qëndrimet dhe vendimet në raport me ShBA-në dhe aleatët e saj. 

“Unë po them vazhdimisht që shpenzimet janë marramendëse për luftërat të cilat ndodhen në regjionet e tjera të botës dhe ne kemi një Serbi e cila vazhdimisht po synon që të marr vëmendjen edhe të perëndimit edhe të lindjes përtej raporteve të shkëlqyeshme që ka me Rusinë. Mos harroni Serbia ka bërë disa hapa gjigand në përmirësimin e raporteve me vendet Evropiane e po ashtu edhe me ShBA-në”.

“Ne duhet të kemi përsysh që ne nuk jemi njerëzit më të privilegjuar dhe vendi me i privilegjuar në botë dhe pavarësisht të gjitha gabimeve që i bëjmë ne gjatë komunikimit politikë gjatë ndërtimit të raporteve politike sidomos me aleatë, dhe të kemi të njëjtin trajtim vazhdimisht. Që katër vite nuk e kemi as një njohje të Kosovës nga vendet jo njohëse, kjo ka ndodhur për shkak se ne nuk kemi arritur që të mbajmë atë raportin e qëndrueshëm kosistent me ShBA në veçanërisht dhe aleatët në përgjithësi”, ka thënë ai. 

You may also like