Kostakurta analizon situatën te kuqezinjtë: Fonseka s’gabon më, Leverkuseni jo përcaktues

by admin
Spread the love

Alesandro Kostakurta, ish-lojtari i kuqezinjve, ka folur për “Sky Sport” pas LeverkusenMilan, ndeshjes së dytë në Champions që u zhvillua në “BayArena” në Leverkusen. Në vijim edhe deklaratat e 58- vjeçarit mbi kuqezinjtë.

Gabia ende titullar. Zgjedhja e duhur?

Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi lindur në provincën e Varezes, pak minuta larg “Milanello”-. Më pas ai ka një të kaluar në ekipin e të rinjve të Milanit, të njëjtin rol… Më pëlqen shumë se si prezantohet. Të tjerët duhet të përmirësohen veçanërisht në mbulim, por Gabia tashmë e di se si ta bëjë këtë dhe për këtë është zgjedhur para Pavloviçit. Të paktën tani për tani.

A ishte vendimtare ndeshja me Leverkusenin?

Nuk besoj. Mendoj se duhet dha të tjera sinjale si në ndeshjet e fundit, por nuk ishte vendimtare. Ishte një humbje e ndërlikuar, por siç tha Fonseka një test i mirë. Sidoqoftë nuk ishte vendimtar: Milani duhet të përmirësohet për të fituar të gjitha ndeshjet e tjera.

Si e gjykoni paraqitjen e Leaos?

Leao nuk e nisi mirë. Mendoj se ai duhet të fillojë të përmirësohet në këtë lloj ndeshjeje, nëse dëshiron të jetë kampion, duhet të bëjë gjëra të rëndësishme kundër ekipeve të rëndësishme, jo vetëm kundër ekipeve që nuk janë në nivel të lartë. Unë ende shpresoj se ai mund të përmirësohet në ato lloje ndeshjesh.

A ishte penalti ajo ndërhyrje kundër Loftus-Çikut?

Ndoshta nuk e kuptoni fort intensitetin e përplasjes, mund ta shihni që ndikon tek ai. Arbitri ishte afër, ka kontakt, por kjo nuk do të thotë se është penallti. Në ndeshjen e Dortmundit dhanë një penallti të tillë, mund të ishte, por nuk është skandal që nuk e dhanë.

A po vepron drejt Fonseka duke ndryshuar përsëri formacion?

Fonseka rrezikon disa lojtarë, duke qenë se pas pak ditësh ka një ndeshje shumë të rëndësishme, por Championsi ka gjithashtu peshë të rëndësishme. Me sa duket Fonseka shpreson për qëndrimin dhe karakterin për të sjellë në shtëpi tre pikët. Këtë herë nuk ia doli, por së fundmi zgjedhjet i kanë dhënë të drejtë siç e pamë edhe në derbi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like