Kosova U17, gati për kualifikimet evropiane

by admin
Spread the love

Përzgjedhësi i Kombëtares U17 të Kosovës në futboll, Arbnor Morina të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për kualifikimet për Evropianin e kësaj grupmoshe.

Në fakt, Kosova javën e ardhshme do të paraqitet në turneun e raundit të parë kualifikues, i cili do të mbahet në Belgjikë.

Morina për këto kualifikime ka ftuar 21 futbollistë.

“Dardanët” e rinj janë pjesë e Grupit 4 dhe do të përballen me Belgjikën, Kazakistanin dhe Ukrainën.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan më 9 tetor kundër Ukrainës, për të vazhduar kundër Belgjikës (12 tetor) dhe Kazakistanit më 15 tetor.

Muajin e shkuar, Kosova U17 e ka mbyllur kampin parapërgatitor, i cili u mbajt në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe zgjati pesë ditë.

You may also like