Kosova mund t’i përfitojë 882 milionë € nga reformat e dakorduara me BE-në – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për miratimin e Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, është lajm i mirë dhe përfitues për Kosovën, raporton Shqip.

Ai tha se Kosova përfiton 882 milionë e 600 mijë euro, ndërsa 30% e kësaj shume janë grante ndërsa rreth 70 janë hua afatgjate.

“Nga muaji maj, ky instrument tashmë ka hyrë në fuqi. Për të përfituar nga këto fonde si ndihmesë për arritjen e reformave, është kërkuar përgatitje e një agjende të reformave nga të gjitha gjashtë shtetet. Kosova ka negociuar me Komisionin Evropian dhe ka përgatitur një agjendë serioze të reformave për katër vitet e ardhshme, që fillon sivjet e vazhdon deri në vitin 2027. Negocimi i agjendës së reformave dhe planit të rritjes ka filluar qysh nga nëntori i vitit të kaluar. Ekipi ynë negociator i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë një punë të shkëlqyeshme”, tha ai.

“Nga kjo agjendë e reformave, brenda katër viteve të ardhshme do të jemi dëshmitarë të shumë ndryshimeve të nevojshme, gjithsesi pozitive, të cilat do të ndodhin në Republikën e Kosovës”, u shpreh Bislimi.

You may also like