Kosova ka lejuar edhe një herë hyrjen e mallrave nga Serbia

by admin
Spread the love

Kosova ka hequr ndalimin për importin e produkteve finale nga Serbia, ka raportuar gazetari i Al Jazeera-s për Kosovën, Avni Ahmetaj.

Ndalimi u vendos vitin e kaluar për arsye sigurie pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Kosova më herët e hoqi ndalimin për importin e lëndëve të para nga Serbia, ndërsa nga sot lejohet edhe importi i produkteve finale.

Vendimi tani për tani do të zbatohet vetëm në pikën kufitare Merdare me kontroll të detajuar të produkteve serbe.

Vendimi pasoi presionin nga Gjermania për të hequr ndalimin përpara samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor. /tesheshi.com/

You may also like