Kosova fiton 8 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos

by admin
Spread the love

Kosova ka fituar tetë medalje, dy prej tyre arta në Kampionatin Ballkanik të Xhudos U23 i cili u mbajt për dy ditë në Pejë.

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka thënë se rezultatit tregon primatin e Kosovës dhe ka falënderuar trajnerin Driton Kuka për punën.

“Xhudistët tanë fituan 8 medalje, dy prej tyre të arta, duke e rikonfirmuar primatin. Ky rezultat vjen nga puna e palodhshme e mjeshtrit botëror, Driton Kuka. Përgëzime për Federatën e Xhudos, kryetarin Agron Kuka dhe gjithë ekipin për një organizim të shkëlqyer. Mbështetja jonë në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos” nuk do të ndalet”, ka shkruar Çeku në Facebook.

>

Kampionati Ballkanik i Xhudos U23 “Balkan Judo Championship U23”, u hap të shtunën. Në këtë Kampionat, morën pjesë mbi 10 shtete me mbi 150 xhudistë.

You may also like