Kosova është në ballë të reformave – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar Raportin e 2024-s të Komisionit Evropian për Kosovën, derisa ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme.

Presidenca ka njoftuar të martën se Osmani priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku diskutuan gjetjet e Raportit dhe trajtimi i tyre me prioritet.

>

Në takim u diskutuan edhe gjetjet e raportit, të cilat nënvizojnë nevojën për adresimin e mospërputhjeve në fusha të caktuara. Presidentja theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim të avancimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Presidentja potencoi se është shumë me rëndësi që raporti ka ritheksuar nevojën e përsëritjes së procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë. Raporti i sivjetshëm veçon përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS). Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës”, thuhet në komunikatë

You may also like