Kosova do të përfaqësohet vetë, pa UNMIK-un, në CEFTA – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dalë me njoftim publik rreth zhbllokimit zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ku tanimë Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK-ut.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, Hajdari ka thënë se Kosova do të përfaqësohet si vendet tjera anëtare “pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës”, raporton Shqip.

“Ju njoftojmë se në takimin që kemi pasur me CEFTA-n, me Serbinë si udhëheqëse e këtij viti, ku në këtë takim është marrë vendim që përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar dhe kjo ka ardhë pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës. Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK. Qeveria përmes MINT me datë 24 shtator kishte adresuar letrën në sekretariat ku kërkonim largimin e UNMIK-ut, në mënyrë që Kosova të përfaqësohej si vendet tjera anëtare”, ka thënë Hajdari.

You may also like