Konseisao lë shenjë me Juven, flet babai i cili bëri histori me Interin: Isha i sigurt që në Itali do të shkëlqente

by admin
Spread the love

Fransisko Konseisao e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e tij me Juventusin. Talenti portugez ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 2 herë me “Zonjën” ndërsa për aventurën e tij në Torino ka folur edhe babai i tij, Serxho që e nis nga mungesa e djalit të tij në sfidën ndaj Lacios.

sdffdsfdsfsdfsdfsdsdffds

“Si një tifoz i madh i futbollit italian unë i ndjek gjithmonë këto ndeshje të mëdha. Do të ishte bukur nëse do ta shihja që do të përballej më një skuadër kaq të fortë dhe që për mua do të thotë shumë dhe ku kam fituar shumë. Golin e parë në Itali e shënova me fanellën e Lacios, pikërisht kundër Juventusit në Superkupën e Italisë në vitin 1998. Më vjen keq që Fransisko nuk do të jetë në fushë. Do të jetë një ndeshje e madhe”, shprehet fillimisht Serxho që komenton edhe aventurën e djalit deri tani.

>

“Ai e ka nisur mirë aventurën e tij te Juvja. Është i shpejtë dhe i fortë në duelet një kundër një. Isha i bindur që në Itali do të bënte mirë. Megjithatë, ai duhet të arrijë gjëra të tjera, të jetë kokulur, të dëgjojë trajnerin dhe lojtarët. Ai ka punuar shumë për të arritur këtu dhe e di se çfarë duhet të bëjë”. Në fund Serxho Konseisao u pyet edhe për një rikthim të mundshëm në Itali, por preferoi të mos përgjigjej.

PANORAMASPORT.AL

You may also like